AKTUALITET, 1 Mars 2023, 10:49

Aksidenti tragjik në Greqi, flet mjekja ligjore: 7 trupa janë djegur plotësisht, vetëm testi i ADN-së mund t'i identifikojë

Aksidenti tragjik në Greqi, flet mjekja ligjore: 7 trupa janë djegur

Trupat e shtatë prej viktimave nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi janë djegur plotësisht.

Mediat greke shkruajnë se për identifikimin e tyre do duhet bërë testimi i ADN-së. Aktualisht ata ndodhen në morgun e përgjithshëm të Larisës, zonës ku ndodhi aksidenti.

Shefja e Shërbimit Mjekësor të Larisës, Rubin Leontari tha se “transferimi i trupave po vazhdon”.

“7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimi nuk ka filluar ende. Ky është një proces i mundimshëm që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo në një intervistë për mediat greke.

Pjesa më e madhe e trupave të karbonizuar janë të rinj, por mes tyre nuk është gjetur asnjë fëmijë. Autoritete greke besojnë se numri i viktimave ka gjasa të rritet.