TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë, ku janë përfshirë 4 mjete. Aksidenti ka ndodhur në Qafë Gjashtë. Sipas burimeve një grua, mjeke nga Kruja, që ndodhej në njerën prej mjeteve është shoqëruar në urgjencën e Sarandës.
Sipas bluzave të bardha shoqërimi i saj në spital është bërë më tepër për vetë kushtet e gruas ndërsa nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po hetojnë për të përcaktuar shkakun ndërsa mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

