TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Leskaj u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes mazhorancës dhe opozitës.
Leskaj tha se me votimin e reformës zgjedhore, opozita do të certifikojë ndryshimet e 5 qershorit 2020, të cilat hoqën koalicionet para zgjedhore. Leskaj shtoi se PD nuk duhet të kthehet në kënetë dhe të pranojë reformë zgjedhore që dëmton pakicën. Ai kërkoi hapjen e listave të deputetëve.
“Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore.
5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD. Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti," tha ai.