TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bazë prostitucioni është zbuluar nga Policia në Durrës, pas një hetimi katër mujor. Policia njoftoi se janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë vajza të moshës 25-vjeçare.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë.
“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë”, njoftoi Policia.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Rent”.
Zbulohet në lagjen nr. 1, Durrës, një ambient i marrë me qira, i përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.