AKTUALITET, 26 Korrik 2024, 14:12

“Pistoletë në kokën e Edi Ramës”, merret nën hetim Adriana Kalaja

“Pistoletë në kokën e Edi Ramës”, merret

Adriana Kalaja është një nga aktivistet opozitare që shpesh lëshon deklarata të forta, që nga premtimi për t’i vënë tritolin kullave të Tiranës, kërcënimet për pushtimin e ambasadës amerikane dhe tani së fundmi për një foto që thotë se ka me pistoletën në kokën e Edi Ramës.

Për këtë të fundit, Policia e Tiranës e ka referuar Kalanë në prokurori, duke e akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

Deklarata u bë në protestën e fundit para bashkisë dhe mori shkas nga botimi i fotos së mësipërme të Kalasë. 

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës” u shpreh Adriana Kalaja.

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.