TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën Administrative të Tiranës, zhvillohet sot seanca, pas kallëzimit të Fredi Belerit ndaj Presidentit Bajram Begaj, për dekretin e 4 gushtit të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Beleri ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të këtij dekreti, pasi sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Beleri ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të këtij dekreti, pasi sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Pala paditëse, Avokatja Klodiana Gjyzari: Dekreti 244 ka të bej me zhvillimin e zgjedhjeve ne 4 gusht ne Himare. Nuk është bërë ende i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk i ka kaluar të gjitha hallkave te gjyqësorit. Ne pretendojmë se Fredi Beleri ka mandat të vlefshëm pasi ai ka të drejtën e ankimit brenda afatit 30 ditore në KAS, Beleri ka afat deri në 5 gusht, afat për të bërë ankim.
Për aq kohë sa është ky afat, Beleri mund të bej ankim në çdo moment, pra ne kërkojmë të vendoset sigurimi i padisë, pasi nuk janë ezauruar të gjitha hallkat, për çështjen e zgjedhjeve.
Nuk është zbatuar neni 10 i kodit zgjedhor pasi nuk janë kushtet dhe kriteret ligjore që Presidenti të shpallë zgjedhjet. Presidenti nuk është vënë në lëvizje nga një shkresë e këshillit të ministrave, por nga sekretari i këshillit të ministrave, ky i fundit s’ka kompetencë për të komunikuar me Presidentin e Republikës, por me presidentin për kërkesa të tilla duhet të komunikoje kryetari i këshillit të ministrave.
Institucioni i presidentit është pozicion neutral dhe duhet të jetë mbi palët, presidenca nuk duhet ta kishte pranuar shkrese pa firmën e kryetarit te këshillit të ministrave.
Kryetari i bashkisë shkarkohet me kushte specifike pasi ai është i zgjedhur në mënyrë të drejtë e për drejtë nga populli, zgjedhjet duhet të kryen ne baze te ligjit, këto zgjedhje rrjedhin nga një akt i paligjshëm, ne kërkojmë shfuqizimin e dekretit të Presidentit te Republikës.