AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 21:21

Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy makina, dy të plagosur

Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy makina, dy të

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, ku janë përplasur dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.