AKTUALITET, 8 Mars 2025, 19:48

Aksidenti i mori jetën 2-vjeçarit në Kamëz/ Fëmija mbërriti pa shenja jete te trauma! Familjarët nuk dhanë informacion të saktë që në fillim

Aksidenti i mori jetën 2-vjeçarit në Kamëz/ Fëmija

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti që i mori jetën 2-vjeçarit në Kamëz. Mësohet se fëmija u transportua fillimisht në poliklinikën e Kamzës dhe më pas në Spitalin e Traumës, ku mbërriti pa shenja jete.

Sipas informacioneve, familjarët e fëmijës nuk dhanë informacion të saktë për momentin, duke shpresuar se ai do të shpëtonte. Fillimisht, ata ngritën hipoteza se fëmija ishte përplasur nga një automjet në rrugë, pa e identifikuar atë.

Pas ngjarjes policia ngriti një grup hetimor, i cili arriti të identifikojë dhe kapë autorin, i cili ishte komshi me familjen, si dhe të gjejë e sekuestronte automjetin.