AKTUALITET, 5 Prill 2022, 20:37

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht, tre të plagosur

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy makina.

Për pasojë, janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.