AKTUALITET, 5 Prill 2022, 20:13

Mbytet një fëmijë 12 vjeç, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit

Mbytet një fëmijë 12 vjeç, dyshohet se është

Një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Mat në Mirditë.

Mësohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Shtrungaj.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëset janë duke kërkuar në rrjedhën e lumit.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.