AKTUALITET, 5 Prill 2022, 18:17

Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

Njihen pensionet e shqiptarëve në Kanada

Kryeministri Edi Rama njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada, se duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

Postimi i Ramës:

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.