TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të zhvilluar me Edi Ramën, ka takuar edhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Takimi është mbajtur në kryesinë e Kuvendit dhe kanë qenë prezentë edhe deputetë të PD dhe të AAK.
Haradinaj ka zhvilluar një takim edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
"Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.
Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK.
Ndamë sëbashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet.
Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruan Alibeaj.
"Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.
Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon.
Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të cuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj", shkruan Kryemadhi.





