TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në mbledhjen e zhvilluar në Komitetin e Energjisë zbuloi marrëveshjen e arritur për sigurinë energjitike.
Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se në Triport, në Vlorë, do të ankorohen dy anije prodhuese të energjisë elektrike të cilat janë marrë me qira dhe do të qëndrojnë deri sa TEC-i të vendoset në punë.
Sipas saj këto anije do të sigurojnë një pavarësi energjitike dhe gjatë verës, ndërsa theksoi se kjo marrëveshje është arritur në mbështetje me SHBA.
“Kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në Triport në Vlorë dy anije prodhuese të energjisë elektrike deri sa TEC-i të vendoset në punë. Janë termocentrale lundruese dhe kjo është arritje sepse do të garantojë një pavarësi energjetike edhe gjatë verës”, tha Balluku.