AKTUALITET, 18 Gusht 2023, 16:33

Aksident në Pogradec, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, një prej shoferëve përfundon në spital

Aksident në Pogradec, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën,

Një aksident me një të plagosur është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Pogradecit. Mësohet se dy mjete që kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën korsi janë përplasur me njëra-tjetrën, me mjetin e parë që ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë të parkuar pranë një banese.

Sipas informacioneve paraprake një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.