AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 08:55

Aksident në Lezhë-Shkodër, makina ku po udhëtonin babai me dy djemtë kthehet përmbys

Aksident në Lezhë-Shkodër, makina ku po udhëtonin babai me

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anë të karrexhatës.

Në automjet po udhëtonin babai me dy djemtë. Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.