AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 08:37

“Prioritet, negociatat me BE-në”/ Edi Rama shkarkon kryenegociatorin Zef Mazi! Ja me kë do të zëvendësohet

“Prioritet, negociatat me BE-në”/ Edi Rama shkarkon

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazi nga kjo detyrë. Ai do të zëvendësohet me Majlinda Dhukën.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë me anë të një postimi në Twitter.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Twitter:

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.

Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.

“Prioritet, negociatat me BE-në”/ Edi Rama shkarkon

“Prioritet, negociatat me BE-në”/ Edi Rama shkarkon

“Prioritet, negociatat me BE-në”/ Edi Rama shkarkon