AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 17:59

Sot betohet si president/ Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me bashkëshorten dhe fëmijët, priten nga Lindita Nikolla

Sot betohet si president/ Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka lënë shtëpinë e tij pak minuta nga nisja e seancës plenare për betimin e tij për t’u nisur drejt Kuvendit.

Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët ndërsa është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Seanca do të nisë në orën 18:00 në parlament ndërkohë që të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e maxhorancës, ata të grupit të PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të selive diplomatike në vendin tonë.

Nga ana tjetër shumica e deputetëve demokratë, pjesë e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur ta bojkotojnë këtë seancë.

Pas betimit në Kuvend, Begaj do të drejtohet drejt presidencës ku do të mbahet edhe ceremonia shtetërore.