AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 18:26

Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, policia jep detajet nga ngjarja

Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, policia jep detajet nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ka ndërruar jetë Karafil Timollari, 62-vjeç.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.