AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 18:21

Bajram Begaj flet për herë të parë si President pas betimit

Bajram Begaj flet për herë të parë si President pas betimit

Bajram Begaj është betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë si president i rio i vendit. Në fjalën e tij para të pranishmëve në seancë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë ë për të çuar përpara Shqipërinë Europiane.

“Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes".

Ai tha se maxhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e bashkëpunimit përpara konfliktit duke theksuar se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë dhe opozitën shqipyare. Do dëshiroja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit,. Periudha që po jetojm është një nga më të vështirat që pas luftës së dytë botërore. Presioni rus e ka futur vendin në një tjetër krizë.

Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në krahun e duhur përkrah aleatëve. Duhet të respektojmë vendimet, të mos i shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga momentet e vështira. Vetëm kështu respektojmë shpresën e qytetarëve tanë”, deklaroi Begaj.

“U betova sot se do t'i shërbej kushtetutës dhe përparimit të popullit shqiptar, do përmbush detyrën sipas parimeve. Unë do i përmbush detyrimet mbi palët , por nuk do qëndroj neutral ndaj çdo kujt që vendos interesin personal mbi atë.

Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimeve të të shkuarës dhe të tashmes, të largohemi nga politika e konfrontimit dhe të ndërtojmë dialogun dhe bashkëjetesën.

Të garantojmë shtetin e së drejtës, për një të ardhme sic e meritojnë qytetarët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura, sicc kemi konsoliduar harmoninë fetarë, të punojmë për harmoni politike.

Duhet unanimitet për të siguruar vitalitetin e Shqipërisë, ta bëjmë Shqipërinë më të bukur”, tha Begaj.