TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ina Zhupa është një nga deputetët e Partisë Demokratike që mori pjesë në seancën e ditës së sotme në Kuvend ku u betua presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.
Zhupa mbështetin deklaratën e Partisë Demokratike të shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo u shpreh se uron që Begaj në krye të shtetit të jetë presidenti që do të dekretojë ardhjen e PD në krye të qeverisë.
“Procesi ishte tërësisht i kontrolluar nga maxhoranca. Megjithatë nuk do e paragjykoja presidentin e ri. Dua të shpresoj që të jetë në lartësinë e institucionit që do të drejtojë nga sot si garant mbi palët politike.
Procesi i betimit të presidentit është një proces kushtetues. Shpresoj që Bajram Begaj të jetë presidenti që do të dekretojë qeverisjes e Partisë Demokratike.
PD ka bërë një deklaratë. Ajo me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme një ditë të vendosjes së monizmit. Në fakt prezenca këtu është se ne nuk kemi pasur një vendimmarrje por një qëndrim zyrtar”, tha Zhupa.