TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij të parë pas marrjes së detyrës në presidencë, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të.
Begaj tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe interesit të Shqipërisë.
Pjesë nga fjalimi:
"I nderuar zoti Meta, e nderuar zonja Kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, e nderuar zonja Osmani, të nderuar miq e të ftuar, të dashur qytetarë! Ju falënderoj për pjesëmarrjen.
Falenderoj presidentin meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin profesional që pata gjatë kohës që isha Shef i FA. Për mua sot është ditë e veçantë, dita më e rëndësishme e jetës time. Jam para jush, dhe drejtohem me nderin më të madh të një individi.
Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të Shqipërisë, partnerëve dhe familjes time. Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë.
Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar.
Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.
Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.