TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur kur një mjet tip Ford , në pronësi të policisë, është përplasur nga pas me një automjet të parkuar anës rrugës, tip Land Rover.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën ballore të mjetit të policisë, si dhe hapjen e airbagëve.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.