TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Presidentit të Republikës, duke e cilësuar atë si “turpin e turpeve për çdo vend të botës”, për shkak të, sipas tij, shkeljeve flagrante të Kushtetutës.
Berisha thotë se në cdo vend të botës presidentit i ndalohet punësimi në cdo institucion publik apo privat, ndërsa tha se Bajram Begaj “ushtron detyrat e xhepit”.
Berisha i bëri thirrje urdhrit të mjekeve që ti heqë diplomën.
Berisha: Një njeri që nuk ka as ligj , kushtetutë dhe as moral që është turpi i turpeve për cdo vend të botës, Presidenti që në cdo vend të botës kushtetuta ia ndalon të ushtrojë asnjë detyrë tjetër publike apo privatë përvec asaj të presidentit, dhe ky ushtron detyrat e xhepit, shkon e punon në privat duke shkelur në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.
Berisha: Për Bajramin, peng i Limjonit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe të xhepave të tij. Shkon firmos dhe merr para në bordero private. I bëj thirrje urdhrit të mjekëve që tia heqë menjëherë diplomën. Turpërim më të madh se ky nuk ka. Vetëm kur je në shpellën e Edi Ramës mund ta bësh këtë. Urdhri i mjekut të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer.