TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, një makinë dhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në normalizimin e lëvizjes nga autoritetet përkatëse.
Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.