AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 13:53

Tragjike/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

Tragjike/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit.

Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.