AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 12:43

Atentati ndaj Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë” në seancë: Mos na fyeni inteligjencën. Kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen?

Atentati ndaj Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj

Dy persona të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, kanë folur sot në GJKKO, ku kanë dhënë edhe versionet e tyre për ngjarjen.

Julian Meçaj shpreh pakënaqësinë e tij për praninë e dëshmitarëve në proces.

“Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, kur asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj vetën time.

Nuk ka logjikë, e gjitha këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjore. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë”, u shpreh Julian Meçaj para togave te zeza.

Ndërsa, nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj kërkon qartësi në trajtimin e çështjes.

Ai ka folur edhe për atentatin që i është bërë në qershor 2019, duke thënë se “mua më ndihmoi zoti, ndërsa Andi Malokun jo”.

“Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një pale, ndërsa pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër.

Për ngjarjen time të qeshurit, unë e quaj fat qe në kemi qene në atë makine, kemi shpëtuar sepse kam pas dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi.

Nuk po kërkoj mëshire nga ju në lidhje me këtë çështje na dënoni për atë që kemi në kurriz jo për ato që si kemi”, tha Dervishaj.