TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos.
Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur i riu dhe tre pasagjerë.
Policia njofton se të lënduarit po trajtohen te Spitali Universitar, Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.