TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me dhjetëra familje tiranase.
Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, Tabaku u shpreh se ato janë një moment vendimtar për të zgjedhur një rrugë të re për Shqipërinë: “Votohet për një ekonomi më të mirë, për një familje më të fortë dhe për një demokraci që sot është në rrezik të plotë!”
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili i dha mbështetje të plotë kauzës për një ndryshim të vërtetë që i duhet vendit.
“Voto Partinë Demokratike për një Shqipëri Madhështore! Voto Jorida Tabaku për familjen shqiptare! Për traditën, për ekonominë, për të ardhmen!” – ishte mesazhi përmbyllës i Tabakut drejtuar qytetarëve.