TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tel Aviv të Izraelit. Ai ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, me të cilën është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) në Tiranë.
Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje dhe se për të ishte një nder dhe privilegj i madh.
“Është një nder i madh dhe privilegj. Mezi po prisja të vija këtu prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet por u bë realitet edhe takimi me mjekët dhe ekipin e spitalit Nënë Tereza. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen tuaj”, tha Rama.
Vitin e shkuar qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me qendrën spitalore universitare “Sheba Medical Center” në Tel Aviv, ndërsa Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit dhe transformimit e më pas e gjithë QSUT, aty ku siç Rama njoftoi do të ngrihet një qendër e Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.
Ekspertë të këtij spitali do të trajnojnë bluzat tona të bardha dhe do të atashohen në Spitalin Onkologjik duke asistuar në trajtimin e rasteve të vështira, në kohë reale përmes telemjekësisë.
Shumë shpejt, siç kryeministri Rama paralajmëroi gjatë prezantimit të programit elektoral të Partisë socialiste, do të përmbyllen edhe diskutimet me dy qendra të tjera në mënyrë që Qendra Spitalore Universitare të jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë siç ai theksoi për shërbimin shëndetësor.