TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu demokrat, Sali Berisha, nga Elbasani, u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen me koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Berisha iu drejtua atyre duke u thënë se PD është shtëpia e tyre, ndërsa shtoi se “ju demokratë me “Bravën” siç e shihni nuk ju lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.”- u shpreh ai për Lulzim Bashën.
Duke folur edhe për programin e PD-së, Berisha tha se në këto zgjedhje ajo është arma më e fortë që kanë sepse është programi i çdo shqiptari.
"Ne kemi një armë në duart tona. Njerëzinë për të trokitur në çdo derë me këtë program për të biseduar. Është program i çdo shqiptari.
Ju e patë vetë reagimin e tregtarëve dje në treg. Cili ishte? Mirënjohje ishte, mirëkuptim, besim. Nuk synojmë gjë tjetër veçse të rritet mirëqenia e shqiptarëve.
Ky është programim, që kujdeset për më të varfrit. Që zëvendëson mafian me ligjin. Ky është program i të gjithë shqiptarëve.
Demokratët e Elbasanit, bashkohuni me këta deputetë. Se ju demokratë me bravën siç e shihni nuk ju lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD. PD është shtëpia juaj.
Së fundmi dy fjalë. Edi Rama dhe altropalantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë. Tani e tregova edhe një ditë. E vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u larguar pa asnjë ditë.
Sali Berisha kishte dorëzuar cdo pushtet. Vazhdonte rrugën në vjeshtën e tij, i qetë"- tha Berisha.