AKTUALITET, 6 Prill 2025, 12:28

Dimri rikthehet në Kukës, reshjet e dëborës zbardhin sërish zonën

Dimri rikthehet në Kukës, reshjet e dëborës zbardhin

Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. 

Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm.

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.