AKTUALITET, 14 Qershor 2023, 14:37

Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, shpëtojnë me lëndime të lehta shoferi dhe pasagjeri

Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset,

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Fushë Bulqizë, ku dy persona janë lënduar lehtë. Mësohet se një mjet nga dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet, kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve.