TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi tha se PD po futet në një ngërç të ri me zgjedhjet e njoftuara për zgjedhjet e kryetarit të ri.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Tirana Live, Bardhi u shpreh se është statute I partisë që duhet t’i japë zgjidhje çdo situate.
“Pa asnjë diskutim nëse interesi i gjithsecilit është interesi i PD, çdo situatë është e zgjidhshme. Shqetësuese për momentin është fakti se mund të ndodh dhe po ndodh që partia të futet në një ngërç të ri. Kam bërë maksimumin për të zbatuar statutin.
Është ai që duhet ti japë zgjidhje çdo situate. Duhet të kemi të njëjtin mendim, statuti është i njëjtë, ”u shpreh Bardhi, ndërsa foli mbi mbledhjen e njoftuar për ditën e nesërme.
“Nuk e kam parë njoftimin që ka bërë një pjesë e kolegëve, nuk kam dijeni, kam kërkuar mbledhje kryesie me rend dite thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Deri tani nuk kam një përgjigje, kolegët kanë gjykuar për një mbledhje tjetër, kërkesa nuk është marrë në konsideratë.
Sa kohë statute na detyron të mbledhim këshillin, çdo çështje tjetër thjesht fut në ngërç situatën ku ndodhet PD. Bëj thirrje për reflektim përgjegjshmëri. Çdo proces në gjendjen ku ndodhet PD duhet të sjellë forcimin e PD, jo të thellojë përçarje e ndasi. Nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, statuti më ngarkon me përgjegjësinë e organizimit të partisë.” vijoi më tej Bardhi.