TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sokol Bode i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 8 vite burg, ish-shefin e stacionit të policisë së Dhërmiut.
Kërkesa e tij për prishje të vendimit do të shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Në janar të këtij viti, Bode u dënua me 8 vite heqje lirie, me vendim të formës së prerë, ndërsa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.
Sokol Bode akuzohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”.
Ai ka qenë fillimisht i dënuar nga gjykata në mungesë, ndërsa fotot e tij me vëllezërit Habilaj, atë kohë bënë xhiron e rrjetit.
Ai u dënua fillimisht me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos dënimi përfundimtar me 8 vjet burg. Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.
Më poshtë keni përgjimet e ish-shefit të policisë më Florian Habilajn, një prej anëtarëve të bandës. Përgjimet u bënë publike në vitin 2019.
Përgjimet
Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms
nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”
Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor
për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz
Koçerri: Shiko i herë me dritë.