TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Laert Haxhia, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia greke, ka bërë kërkesë për azil në shtetin grek.
Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar se kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata greke në seancën e mbajtur paraditen e djeshme, gjë e cila i hap rrugë ekstradimit në Shqipëri.
Me vendimin e gjykatës greke, tashmë i hapet rruga drejtësisë shqiptare për ekstradimin e të shumëkërkuarit në lidhje me masakrën e ndodhur në Lushnje disa vite më parë.
Laert Haxhia ishte marrë i pandehur si dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi plumbave shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.