AKTUALITET, 14 Qershor 2023, 12:09

Panik në "Fresk" pas shkëputjes së telit të energjisë elektrike, çahen gomat e betonieres

Panik në "Fresk" pas shkëputjes së telit të

Punimet për 'Unazën e Madhe' në afërsi të ‘Freskut’, kanë shkaktuar panik te banorët e zonës.

Nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të trembur nga ajo që dëgjuan, banorët kanë lënë banesat e tyre e kanë dalë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.