AKTUALITET, 5 Qershor 2024, 16:33

Aksident në Berat, i riu përplas me motor këmbësoren, turistja përfundon në spital

Aksident në Berat, i riu përplas me motor këmbësoren,

Aksident në Berat. Një i ri ka përplasur me motor një shtetase të huaj, që kishte shkuar në këtë qytet për turizëm.

“Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, sqaron policia.