TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur me helikopter nga Aeroporti Rinasit në kampin e refugjatëve në Gjadër.
Giorgia Meloni është pritur në kampin në Gjadër nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Dy krerët e qeverive po inspektojnë punimet në kampin e emigrantëve, të cilat ende nuk kanë përfunduar.
Më pas, Rama dhe Meloni do të zhvendosen në kampin në Shëngjin.
Në fund të inspektimit të zonave që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit, dy kryeministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.