AKTUALITET, 5 Qershor 2024, 14:04

"7 prill 1939, 5 nëntor 2023", aktivistët zbulojnë banderolën kundër marrëveshjes Rama-Meloni

"7 prill 1939, 5 nëntor 2023", aktivistët zbulojnë

Vizita e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni e shoqëruar nga Edi Rama është pritur me një protestë në afërsi të portit të Shëngjinit.

Një grup aktivistesh kanë hipur sipër një objekti në afërsi të portit, ku me një banderolë të madhe në duar kundërshtojnë kampet e refugjatëve, ku shkruhej për 7 prillin 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe 5 nëntori 2023 dita e nënshkrimit të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët afrikanë në Shqipëri.

Pas protestës, policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar aktivistët që protestonin kundër marrëveshjes.