TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të premten në Këshillin Bashkiak të Himarës pritet të mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri të komanduar, pas dorëheqjes së Blerina Balës. Gara do jetë mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.
Kujtojmë që në mbledhjen e 29 marsit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Pervin GJikuria hoqi dorë nga gara me Balën, duke i qëndruar nevojës për një proces të paqtë që të mos cenonte sezonin turistik.
I kontaktuar për mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak ku pritet të zgjidhet kryetari i ri, Gjikuria thotë sërish se nëse situata do të jetë e tensionuar dhe do të ketë zhurma si proces, ai sërish do të heqë dorë, pasi rëndësi ka një sezon i mbarë që nuk cenohet nga situata politike.
“Vonesat në vendimmarrje në këtë fazë të sezonit turistik nuk do i shërbenin Himarës, tha Gjikuria për Report Tv.