AKTUALITET, 2 Prill 2023, 16:25

‘UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria’, Ilir Meta: Shpresojmë që heronjtë e luftës të kthehen sa më shpejt në Atdhe

‘UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria’, Ilir

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me marshimin e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se mbështet çdo shqiptar që kërkon drejtësi, ndërsa shtoi se UÇK është e shenjtë ashtu si liria.

Kreu i PL shtoi se shpreson që ish- krerët e UÇK të kthehen të lirë në Atdhe.

Postimi i plotë:

Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.

UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.

Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë.

Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.