AKTUALITET, 2 Prill 2023, 15:00

Reshje bore në vendet malore dhe shtrëngata shiu, ‘rikthehet’ dimri këtë javë

Reshje bore në vendet malore dhe shtrëngata shiu,

Moti për këtë javë që vjen pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare, ku priten jo vetëm ditë me reshje shiu por madje dhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Në fillim të javë, moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore, përcjell SHMU.

Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobëta do të jenë në formën e dëborës.

Reshje bore në vendet malore dhe shtrëngata shiu,