TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. Mësohet se si pasojë një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti rrugor u regjistrua në afërsi të urës së Rrjollit, ku mësohet se një motorçikletë është përplasur me një automjet.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Lidhur me këtë aksident, uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen.