TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier pasditen e sotme, në afërsi të nënkalimit të Novoselës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Benz” me një mjet tip “Seat”, është plagosur pasagjerja e këtij të fundit, shtetasja M. D., 26 vjeç, banuese në Fier.
26-vjeçarja është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.