TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer, i cili në gjende të dehur ka përplasur një 47-vjeçare dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Sipas njoftimit të bluve, E.Ll, banues në Tiranë, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Më pas, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se shtetasi E. Ll. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.