AKTUALITET, 28 Prill 2022, 20:44

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë “Audi”.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë stacionit të Trenit.

Raportohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që këmbësori ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.