TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lokali i njohur si 'Coco Bongo' në Vlorë është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Jonufër.
Sipas forcave blu, si pasojë e flakëve është djegur 'beach bari' i cili ishte me konstruksion druri. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të përcaktuar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Pronari i lokalit rezulton të jetë personi Olsi Veshaj, i cili do të pyetet nga grupi hetimor për ngjarjen e ndodhur.
Njoftimi i policisë:
‘’Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 02.09.2022, në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të shtetasit O. V, banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.