TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Poli Hoxha, ka analizuar mbrëmjen e sotme pushtetin dhe forcën e Ervis Martinajt dhe influencën e tij në disa sektorë të biznesit.
Në këtë kontekst, ai tha në Opinion se në historinë e zhdukjes së tij mendon se kanë gisht segmente të shtetit dhe biznesit. “Segmente të shtetit së bashku me segmente të biznesit të fajdexhinjve dhe të industrisë së ndërtimit”, tha Hoxha.
“Ervis Martinaj ka qenë i implikuar në gjobëvënie të mëdha dhe të përsëritura. Kërcënime me foto fëmijësh. Dhe makineritë janë jashtëzakonisht shumë. Ervis Martinaj ka qenë shumë i investuar te gjobëvënia.
Filuan gjobëvënie të ktheheshin në aksionit. Janë shumë të shtrirë në industrinë e ndërtimit. Janë për investime dhe leje ndërtimi që i kanë marrë bashkë dhe pastaj janë prishur kush do i ndërtojë. Njerëzit e lagjeve e dinë se çfarë pallatesh po ndërton Ervis Martinaj.
Ai ekspozoi gjithë këtë mekanizëm që i ishte besuar. E ekspozoi me këto konflikte. Nuk mbante më. Te 60% ka dorë shteti. Segmente së bashku me segmente të biznesit, fajdexhinjve dhe industrisë së ndërtimit”, u shpreh ai.