AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 22:14

Klodiana Lala: E kam takuar Ervis Martinajn në prani të një ish-deputeti

Klodiana Lala: E kam takuar Ervis Martinajn në prani të një
Ervis Martinaj dhe Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, tregoi disa detaje lidhur me një takim që kishte patur dikur me të. 

Ajo deklaroi se ka patur rastin të takohet me Martinajn, në prani të një ish-deputeti. 

“E kam takuar në prani të një ish deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë. Nuk ka pranuar, tha nuk kam interes të ekspozohem më media, kam punët e mia”, deklaroi Lala. 

Martinaj, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit rezulton i zhdukur dhe dyshimet janë se ai mund të jetë eleminuar nga bandat rivale. 

Në media ka patur spekulimet të panumërta, megjithatë Policia e Shtetit nuk ka reaguar ende.