AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 23:20

Abilekaj shigjeton SPAK-un: Veliaj po dënohet për 900 mijë eurot e gruas. Po për inceneratorin e Tiranës e heton ai?

 Abilekaj shigjeton SPAK-un: Veliaj po dënohet për 900 mijë eurot

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar punën e SPAK në ndjekjen e rasteve të rënda të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zyrtarë si Veliaj apo Beqaj janë hetuar për "veshmbathje", jo për veprat e rënda ku kanë bërë dëme të mëdha. 

“Unë shqetësohem që gjykata, që sistemi gjyqësor të funksionojë, drejtësinë e jep gjyqi, gjykata dhe jo prokuroria. Dua që gjykata të jetë më e pavarur nga Prokukoria Speciale. Po janë akuzuar ish-bashkëpunëtorët e Ramës si Erion Veliaj, apo Ilir Beqaj, por janë akuzuar për veshmbathje, jo për veprat që kanë bërë dëm të madh.  Nuk gëzohem kur dënohen njerëz, por kur paratë e shqiptarëve marrin drejtësi.

Erion Veliaj po dënohet për 900 mijë eurot e gruas, që u kapën, unë nuk gëzohem se duket si gjueti shtrigash. Inceneratorin e Tiranës e heton ai, dhe më tregon ai mua me emailet që janë bërë publike e dënon njeri? Unë dua drejtësi për inceneratorin, nuk dua burg për personin”- tha Abilekaj.